Të majtët fitojnë zgjedhjet në Danimarkë

Danezët i kanë dhënë Partisë Social Demokratike të martën një mandat për të formuar një qeveri të re në zgjedhjet e përgjithshme që shihen si një votë besimi për kryeministren, Mette Frederiksen dhe udhëheqjen e saj për të kapërcyer ndonjë krizë tjetër sikurse ajo e pandemisë COVID-19

Kryeministrja e Danimarkës dhe kryetarja e Partisë Social Demokratike, Mette Frederiksen. FOTO: Reuters, 2 nëntor 2022

Socialdemokratët e udhëhequr nga kryeministrja aktuale daneze, Mette Frederiksen fituan shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të martën në Danimarkë.

Kështu Frederiksen-it iu dha mandati për të formuar një qeveri të re, pavarësisht kritikave për centralizimin e pushtetit dhe politikën e diskutueshme që ajo udhëhoqi gjatë pandemisë me Covid-19, raporton Reuters.

“Faleminderit të gjithë danezëve që na besuan votat e tyre, është një nder i madh. Edhe pse shumë dyshuan tek ne”, ka thënë Frederiksen.

Në një natë tejet të pasigurt paszgjedhore, rifitorja e bllokut të majtë, të kryesuar nga socialdemokratët, nuk ishte e sigurt deri në orët e para të mëngjesit.

Në mbledhjen e re të parlamentit, socialdemokratët do të jenë më të shumtët, pasi sipas rezultateve paraprake kanë fituar 27.5 për qind të votave.

Blloku i partive me prirje të majtë do të ketë 87 deputetë në parlamentin me 179 vende.

Ata gjithashtu fituan një vend në Ishujt Faroe dhe parashikohet të fitojnë dy vende të tjera në Greenland- një territor autonom danez i varur nga Danimarka që shpesh zgjedh kandidatët e krahut të majtë.

Nga partitë brenda “bllokut të kuq”, socialdemokratët e zonjës Frederiksen fituan gjithashtu dy vende dhe morën më shumë se një të katërtën e votave (27.5%), duke i bërë ato deri tani partinë më të madhe në Folketinget.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika