Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 tetor, në orën 07:00, kur është bërë e ditur se një mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.