Një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është therur me thikë nga një person tjetër në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 15:40.
Viktima, mashkull kosovar, është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”.