Shqiptarët e fshatrave në Leposaviq e Zveçan të shqetësuar për sulmet

Banorët shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës thonë se janë të shqetësuar nga sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës, sipas tyre ngjarje të tilla janë gjithmonë të pritshme në këtë pjesë të vendit

Shqiptarët e fshatrave në komunat veriore me shumicë serbe, Leposaviq e Zveçan thonë se janë të shqetësuar nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Disa nga ta thonë se një veprim i tillë, po bëhen për shkak të bllokimit të kontrabandës. Ndërsa të tjerë thonë se nuk befasohen nga këto veprime të tilla.

Sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri nuk i kanë befasuar banorët e pakët të fshatit Zhazhë, i cili gjendet në Zveçan. Ata thonë se veprime të tilla janë të pritshme.

Granata e hedhur gjatë së premtes në drejtim të Policisë së Kosovës është dëgjua edhe në fshatin Zhazh të Zveçanit.

Kështu thonë banorët e këtij fshati, që së bashku me 3 fshatra të tjerë janë të vetmit në këtë komunë që janë të banuar me shqiptarë.

Këto sulme ndaj policisë e kanë frikësuar banorin e këtij fshati Nisret Cernai.

Cerani thotë se përderisa të ekzistojnë strukturat paralele serbe, nuk do të ketë rehati për ta.

Ndërsa, Rexhep Hetemi nga fshati Bistricë i komunës së Leposaviqit, thotë se qëllimi i këtyre sulmeve lidhet me kontrabandën.

 

Pavarësisht se sigurinë e vlerëson të brishtë, Hetemi thotë se kurrë nuk do ta lëshoj vendin e tij të lindjes.

Në këto fshatra të komunës së Zveçanit, numri i banorëve ndër vite është zvogëluar ndjeshëm.

Kurse në tri fshatrat e Leposaviqit siç janë, Bistricë, Koshtovë dhe Cerajë nuk janë më shumë se 30 shtëpi të banuara me shqiptarë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika