Von Cramon thotë se BE-ja ka dështuar në rastin e Kosovës

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar karshi Kosovës

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon





Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, teksa ka folur për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar karshi Kosovës.

Von Cramon në kuadër të panelit “Procesi i Berlinit 2.0”, të mbajtur në Berlin, ka thënë se është frustruese që Franca e disa vende tjera ende janë skeptike për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, është shprehur von Cramon, shkruan DW.

Sipas saj, demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji.

“Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, shtoi ajo.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin,  Michael Sarazinka, kanë thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë.

Po ashtu, është thënë se dialogu ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara.

Për të dyja vendet “është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të  mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika