KGJK emëron Valdete Dakën kryesuese të Panelit për Lirim me Kusht

Valdete Daka është emëruar kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht. Sipas kryesuesit të KGJK-së Zogaj, mandati i saj dhe i gjyqtarit Afrim Shala në pozitën e anëtarit rezervë dhe zëvendëskryesuesit, do të jetë dy vite

Valdete Daka

Valdete Daka është emëruar kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht nga një votim unanim nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor i Kosovës. Krahas kësaj, të njëjtit kanë votuar edhe gjyqtarin, Afrim Shala në pozitën e anëtarit rezervë dhe zëvendëskryesuesit.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka thënë se mandati i tyre do të jetë dy vjet dhe se i njëjti do të fillojë nga data 26 tetor e këtij viti.

Mbledhja ka vazhduar me autorizimin e Kryesuesit të Këshillit për nënshkrimin e kontratës për zhvillimin e platformës elektronike për gjyqtarë “E-file” në mes të programit të Komisionit Evropian “Eukojust: dhe KGJK-së për zhvillimin e një programi për dosje elektronike për gjyqtarë.

Krahas kësaj, anëtarët e Këshillit kanë autorizuar drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së për nënshkrimin e marrëveshjes së nivelit të shërbimit në mes të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për disa shërbime për qytetarët përmes platformës “E-Kosova”.

Sipas Drejtorit të Sekretariatit, Shkëlzen Maliqi, mendohet se platforma “E-Kosova” të jetë një platformë përmes së cilës realizohen certifikata e të kaluarës penale dhe pagesat.

Anëtarët e Komisioneve për rekrutimin e administratorëve të Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prizren ishin ata të cilët u votuan përgjatë kësaj mledhjeje.

Për komisionin e Gjykatës Komerciale si kryetar i komisionit u përzgjodh Nikola Kabasic ndërsa anëtarë u zgjodhën Fidan Hoxha, Arjeta Sadiku, Mahir Tutuli, Shkëlzen Maliqi. Si anëtar rezervë u zgjodhën Ardijana Miletic dhe Astrit Hoti.

Për Komisionin e Gjykatës Themelore në Prizren u votua Ardijana Miletic, Vilard Bytyqi, Fahret Veliu, Shpresa Emra, Shkëlzen Maliqi, Arjeta Sadiku dhe Astrit Hoti si anëtar rezervë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika