Ministrja e Drejtësisë e akuzon për neglizhencë Prokurorinë e shtetit në 6 vjetorin e vdekjes së Astritin Deharit  

E para Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se as në 6  vjetorin  vdekjes se Astritin Deharit nuk ka as një zbulimi të autoreve të kësaj vrasje në Burgun e Prizrenit  

 





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përkujtuar ish-bashkëpartiakun, Astrit Dehari në 6 vjetorin e vdekjes së tij.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Prokurorinë e Shtetit, e cila sipas saj, ka dështuar që të zbulojë rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Rrethanat e vrasjes së Astritit mbesin padrejtësisht enigmë, për shkak të mos veprimit të Prokurorisë. Janë të domosdoshme veprimet për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të vrasjes së Astritit, hetim i gjithanshëm që shoqërohet me efikasitet dhe rezultate që shfaqin të vërtetën, në bazë të provave dhe fakteve të pakonstestueshme të cilat janë në duart e organeve të ndjekjes”.

Sipas saj, “neglizhenca e Prokurorisë po e vonon drejtësinë” dhe “rasti Dehari nuk mund të zbardhet me pasivitet prokurorial”.

Tutje, Haxhiu ka thënë se zbulim i rastit vendos drejtësinë për Astritin, dhe është “fitore e drejtësisë ndaj manipulimeve sistemike që rrodhën që në orët e para pas vdekjes së tij”.

Ajo ka përfunduar duke bërë thirrje për institucionet e shtetit, që ta zbardhin rastin e  Astritit në mënyrë që shoqëria ta kuptojnë të vërtetën.

Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në rrethana të mistershme në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, derisa ishte arrestuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika