Vazhdojnë përgatitjet e Listës Serbe për protestën në veri

Janë ende duke vazhduar përgatitjet për mbajtjen e protestës së Listës Serbe, e cila do të fillojë nga ora 12:00 në veri të Mitrovicës

Pamje nga gjendja në veri





Gjatë kësaj të diele, do të mbahet protesta e organizuar nga Lista Serbe, duke filluar nga ora 12:00.

Ndërkaq, janë duke vazhduar përgatitjet për këtë protestë.

Protesta e Listës Serbe vijon pas bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e tyre, të shtunën e pesë nëntorit.

Ndërsa, këtë të dielë ka dhënë dorëheqje kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Njëjtë kanë vepruar edhe shtatë këshilltarët e këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut, raporton Radio Kontakt Plus.

Sipas raportimeve, në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, u tha sa dorëheqja do t’i kalojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, edhe deputetët e kuvendeve lokale në veri të Kosovës, kanë dhënë dorëheqje të dielën nga pozitat e tyre.

Me këtë akt, komunat serbe në veri praktikisht pushuan së funksionuari brenda sistemit të Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika