Kurti në bisedë telefonike me Borrell-in: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e ka informuar se në fazën e qortimeve për makinat serbe me targa ilegale në 843 fletëqortime të lëshuara, nuk ka pasur ndonjë incident apo ankesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell





Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të cilin e ka informuar në lidhje me ecurinë e qortimeve për makinat me targa ilegale.

“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. Ia bëra me dije se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa ilegale, 0 incidente apo ankesa”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përmes një deklarate i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili mund të çojë në tensione të mëtejshme.

Ai për zhvillimet e fundit, në lidhje me çështjen e targave dhe bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga Lista Serbe, ka thënë se këto zhvillime “i vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.

Borrell i kërkoi Kosovës që të zgjasë menjëherë procesin e riregjistrimit të automjeteve, duke e pezulluar kështu edhe vendimin për ndërshkimin e automjeteve me targa KM.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika