Abdixhiku: Mërgata jonë është shtyllë historike për Kosovën

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me bashkatdhetarët dhe veprimtarët e kësaj partie në Frankenthal të Gjermanisë. Ai ka thënë që mërgata janë shtylla historike e vendit tonë dhe u ka bërë ftesë për besëlidhje me qëllimin që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës





Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën e 6 nëntorit ka mbajtur një tubim në Frankenthal të Gjermanisë me mërgimtarët dhe veprimtarët e degës së LDK-së në Gjermani. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë që mërgata janë shtylla historike e Kosovës.

I pari i LDK-së ka theksuar se bashkatdhetarët kanë kontribuuar në çdo etapë zhvillimore të Kosovës dhe se duhet të jemi krenarë për këtë fakt.

“Në këtë takim pashë njerëz që kishin nisur kontributin për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para siç dhe pashë njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Pashë burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe, i kanë dhënë mërgatën. Kjo mërgatë e jona, është shtyllë historike për Kosovën. Është e pazëvendësueshme, e papërsëritshme dhe e paarritshme”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa ka shtuar se pritja e tyre ishte e ngrohtë duke u nisur nga fakti që jetojnë në një vend të huaj.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme, që ndonëse shumë larg shtëpisë, gjetëm kaq shumë ngrohtësi mes vëllezërve e motrave tona në mërgatë. Ishte kënaqësi e veçantë, që pas një kohe të gjatë, pritja e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte me po aq përkushtim, me po aq zell, me po aq dëshirë, siç e kishim lënë shumë kohë më parë”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, ka thënë që qëllimi i këtij takimi ishte ftesa pë besëlidhje e “të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm dhe ta dërgojmë Kosovën në familjen evropiane”.

“Ky është misioni ynë historik. Ne duhet të përfundojmë misionin e nisur 33 vite më parë, të një shteti të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të. Dhe në këtë mision historik, mërgata jonë, bashkatdhetarët tanë, Dega jonë në Gjermani, të djathtit, rugovistët, patriotët e të gjitha anëve, kanë rol monumental”, ka shkruar kryetari i LDK-së.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika