Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh

Vetura e parë tërësisht elektrike e Ferrarit ka vendosur një rekord të ri në tregun e ankandeve.

Ferrari Luce i personalizuar në mënyrë unike është shitur për 40 milionë dollarë (34.5 milionë euro) në një ankand bamirësie të organizuar nga RM Sotheby’s në Shtetet e Bashkuara, raportoi “Euronews”.

Shuma e paguar tejkaloi me një diferencë të madhe parashikimin fillestar të ankandit, i cili ishte mbi 1.1 milionë dollarë (rreth 950 mijë euro). Sipas shtëpisë së ankandeve, kjo është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë në ankand për një veturë të re, raporton Reuters.

Shitja u zhvillua rreth tre muaj pasi Ferrari prezantoi Lucen, modelin e parë tërësisht elektrik të kompanisë.

Vetura, e cila ka një çmim fillestar prej rreth 550 mijë eurosh, u prit me reagime të forta, veçanërisht për dizajnin e saj.

Në aspektin teknik, Luce është automjet me performancë të lartë. Disponon katër motorë elektrikë, nga një për secilën rrotë, me një fuqi maksimale prej 1,050 kuajfuqish.

Ferrari deklaron se makina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në 310 km/h.

Rekordi i mëparshëm për çmimin më të lartë të paguar në ankand për një veturë të re mbahej nga një Ferrari Daytona SP3, i cili u shit për 26 milionë dollarë në vitin 2025.

Të ardhurat e plota nga shitja e Ferrari Luce do t’i dhurohen Ferrari Foundation, e cila do t’i përdorë fondet për të mbështetur iniciativa në fushën e arsimit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika