KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë

KEDS ka njoftuar se nga 1 mijë e 930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, 156 prej tyre, kanë rezultuar se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)





Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në këtë kompani, vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Në një komunikatë për media, KEDS ka thënë se vetëm gjatë javës së kaluar, në të gjitha distriktet dhe nëndistriktet, janë kryer 1 mijë e 930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët, dyshohej se po keqpërdornin rrymën.

Nga 1 mijë e 930 kontrolle të konsumatorëve, 156 prej tyre, janë vërtetuar se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Mes tjerash, KEDS ka njoftuar se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika