Stano: Kosova ka një obligim të qartë për të formuar Asociacionin

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë se Kosova ka një obligim të qartë për të formuar Asociacionin. Gjithashtu Stano tha se ngjarjet e fundit të veri të Kosovës mund të rrezikojë atë që është arritur me shumë vite punë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se përgjigjet e Beogradit dhe Prishtinës ndaj propozimit gjermano-francez janë ende duke u studiuar, por prioritet aktual është shakllëzimi i situatës në Kosovë.

Ai theksoi se Kosova ka një obligim të qartë për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjithashtu ai  paralajmëroi se ngjarjet në Kosovë mund të kenë pasoja për të gjithë rajonin.

“Është obligim i qartë i Kosovës që menjëherë të krijojë ose të ndërmarrë hapa për themelimin e një komuniteti të komunave serbe. Ky është një obligim ligjor i detyrueshëm i Kosovës dhe mospërmbushja e vazhdueshme jo vetëm që cenon parimin e sundimit të ligjit, por dëmton edhe reputacionin dhe besueshmërinë e Kosovës”, tha Stano në konferencën për media.

Stano tha se ditët e fundit kemi parë një përshkallëzim që rrezikon atë që është arritur me shumë vite punë.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje evropiane dhe theksoi se tani i takon Beogradit dhe Prishtinës që të përmbushin obligimet e tyre nga Marrëveshja e Brukselit.

“Kjo ka pasoja për të gjithë rajonin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje evropiane”, ka thënë Stano.

Ndërsa, sa i përket se çfarë nënkuptonte me pasoja për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ai tha se kemi në pikë tjetër të nxehtë në Evropë duke nënkuptuar luftën në Ukrainë.

“Nëse kemi një pikë tjetër të nxehtë në tokën evropiane, askush nuk mund të parandalojë ndezjen e incidenteve që mund të çojnë në dhunë. Nëse diçka ndodh, do të ketë pasoja të pashmangshme për rajonin. Bashkimi Evropian nuk mund ta lejojë këtë, Serbia dhe Kosova nuk mund ta lejojnë këtë, rajoni nuk mund ta lejojë këtë”, theksoi Stano.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika