Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Qeveria e Kosovës do të mblidhet për të diskutuar 14 pika të rendit të ditës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 89-të





Të mërkurën e nëntë nëntorit, Qeveria e Kosovës do të mblidhet për të diskutuar 14 pika të rendit të ditës.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është themelimi i Komisionit Republikan të Festave.

Po ashtu, do të shqyrtohet propozim-vendimi për shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, shkruan EO.

Ndërkaq, pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e komisionit Ekzekutiv për Digjitalizim.

Ndryshe, të mërkurën e 26 tetorit, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 102-të me radhë, në të cilën janë miratuar tri projektligje.

Siç njoftonte Zyra e Kryeministrit, ndër këto projektligje është projektligji për Ekspertët Gjyqësorë i cili përcakton kushtet dhe procedurat e licensimit të ekspertëve.

Po ashtu, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, i cili ka për qëllim harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe ta bëjë edhe më të zbatueshëm Ligjin për mbrojtje të konsumatorit.

Projektligji për Zhvillim Rajonal të Balancuar i cili është në përputhje me legjislacionin evropian dhe përcakton parimet themelore të menaxhimit të zhvillimit rajonal.

Po ashtu, është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Ndër të tjera, është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e 110-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika