Vrasja e Marigona Osmanit, rrëfehet i akuzuari Dardan Krivaqa

Ndonëse ishte paraparë të niste në orën 10:00, seanca gjyqësore nuk filloi me kohë për shkak të problemeve me energjinë elektrike. Gjatë seancës, i akuzuari Krivaqa ka thënë se tashmë e ndjera, Osmani kishte pranuar se e kishte tradhtuar atë me një familjar të tijin

Pamje nga Gjykata





I akuzuari, Dardan Krivaqa ka thënë se tashmë e ndjera, Marigona Osmani e kishte pranuar se e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

Këtë deklarim, Krivaqa e bëri të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, aty ku ai së bashku me Arbër Sejdiu, po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e të ndjerës, Marigona Osmanit. Ndonëse një deklaratë e tillë u dha, e njëjta është kundërshtuar nga Endrit Puka, dëshmitar.

Ky i fundit ka thënë se ajo për çka po e akuzon Dardan Krivaqa nuk është aspak e vërtetë, raporton RTV Dukagjini.

Djali i dajës së Dardan Krivaqës ka dëshmuar për rreth 1 orë, duke treguar për raportet që i njëjti ka pasur me Krivaqën dhe me të ndjerën Marigona Osmani.

Gjatë kohës sa po dëshmonte ai është ballafaquar me Krivaqën, i cili e ka akuzuar se i njëjti ka kryer marrdhënie seksuale me të ndjerën dhe se i njëjti ka qenë disa herë në banesën e tyre, ndonëse dëshmitari ka thënë se prej se është martuar Krivaqa me Osmanin, asnjëherë nuk ka qenë në banesë të tyre, por janë takuar në qytet ose në shtëpinë e tij.

Dëshmitari ka mohuar të ketë pasur lidhje me të ndjerën, derisa ka treguar se gjatë kohës sa Krivaqa ka qenë në arrati, nëna e Krivaqës e kishte thirrur babin e tij në telefon dhe i kishte thënë se “Dardani e ka rrahur një grua, e do e rrahë edhe Endritin”.

Seanca e sotme është ndërprerë, për shkak te mungesës së dëshmitarëve të tjerë. E njëjta do vazhdojë nesër.

Ndonëse ishte paraparë të niste në orën 10:00, seanca gjyqësore nuk filloi me kohë për shkak të problemeve me energjinë elektrike.

Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani, nuk kanë pranuar fajësinë për veprat që ngarkohen nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

I akuzuari kryesor për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa, kur është pyetur nga trupi gjykues se a e pranon fajësinë ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka thënë se i vjen keq, por ajo çka është e përshkruar në aktakuzë, sipas Krivaqës, nuk është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur ashtu.

Për këtë rast deri më tash është mbajtur seanca fillestare.

Marigona Osmani është dhunuar seksualisht e fizikisht deri në vdekje gushtin e vitit të kaluar.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika