Kurti priti në takim emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, të mërkurën e 9 nëntorit, emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilët ka biseduar për situatën në vend. Ai ka theksuar se veprimet e qeverisë janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve për siguri dhe paqe

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti me emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Anžej Frangeš





Për të diskutuar për situatën në vend, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Procesin e Berlinit dhe çështje tjera aktuale, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij, emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

Në këtë takim, përkrah kryeministrit Kurti kanë qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Kryeministri Kurti u shpreh se vendimi dhe veprimet e Qeverisë janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen.

Ndërkaq, sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, ai ka thënë se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi.

“Ndërkaq, sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, ai ka thënë se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi, që ka vazhduar qasjen destruktive në marrëdhëniet me Kosovën dhe se është përpjekje për ta mbuluar mosgatishmërinë për diskutime rreth elementeve të marrëveshjes kornizë që çon drejt normalizimin të plotë të raporteve”, shkruhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Në anën tjetër, Kurti ka shtuar se Republika e Kosovës e ka dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e saj në këtë proces.

Ai ka njoftuar emisarët për zbatimin e shkallëzuar të vendimit të qeverisë për targat ilegale, duke theksuar se deri sot në mëngjes janë lëshuar 1012 vërejtje për vozitësit me targa ilegale dhe se pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë incident të shënuar për punën e institucioneve për mbarëvajtjen e shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe për kërcënimet dhe sulmet që individë dhe banda kriminale po u bëjnë qytetarëve në komunat në veri të vendit.

Kryeministri, ndër të tjera, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është qeveri demokratike dhe e përgjegjshme.

“Qeveria është e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, shkruhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika