Emisari gjerman dhe ai slloven takojnë krerët e Listës Serbe, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Të enjten e 10 nëntorit, dy të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nga Gjermania dhe Anzhej Frangesh nga Sllovenia, janë takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe

Pamje nga takimi





Dy të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nga Gjermania dhe Anzhej Frangesh nga Sllovenia, të enjten e 10 nëntorit kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Lista Serbe, ku thuhet se temë diskutimi ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë.

“Dy emisarët specialë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i Gjermanisë dhe Anzej Franges nga Sllovenia, janë takuar sot me zyrtarë të Listës Serbe. Siç ka njoftuar kjo parti, në takim ata u priten nga kryetari i kësaj partie Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq”, thuhet në njoftim.

Takimi është mbajtur në zyrat e kësaj partie në Mitrovicë Veriore.

“Diskutuam në këtë takim situatën aktuale politike të sigurisë në Kosovë”, vijon njoftimi.

Aty morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë dhe Sllovenisë në Kosovë.

Vendimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe, gjykatësve e prokurorëve serbë të cilët dorëzuan dorëheqjet e tyre, i janë bashkuar edhe zyrtarët e lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka thënë se KQZ-ja e ka pranuar tashmë kërkesën për rekomandimin e emrave për plotësimin e vendeve të lira në Kuvendin e Kosovës.

“Konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, rekomandimet do të përgatiten brenda afatit ligjor prej pesë ditësh.

Të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriutNenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

 

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika