Volvo vjen zyrtarisht në Kosovë!

Prodhuesi i veturave “Volvo” do të jetë prezent përmes një përfaqësie edhe në Kosovë nga një korporatë prodhuese shumëkombëshe me seli në Goteborg të Suedisë

Volvo

Prodhuesi i njohur i veturave “Volvo” tani do të jetë prezent përmes një përfaqësie edhe në Kosovë.

Bëhet fjalë për veturat e prodhuara nga një korporatë prodhuese shumëkombëshe me seli në Goteborg të Suedisë.

Lajmi për ardhjen e kësaj marke veturash në Kosovë vjen në kohën kur përfaqësues të saj kanë thënë kompania po synon të arrijë ‘barazinë e çmimeve’ – midis makinave me benzinë dhe elektrike.

Postimi i Volvo-s në rrjetin social Instagram

Madje, sipas parashikimeve të tyre, kjo do të mund të ndodhë hiq më larg se deri në mesin e kësaj dekade, përcjell Telegrafi.

E njohur në të gjithë botën si një markë premium, në Suedi konsiderohet kryesisht një makinë praktike familjare.

Por duke pasur parasysh faktin se është edhe një sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë, Volvo është bërë një nga markat emblematike në botë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika