Deputeti i LVV-së: Asnjëherë më pak ndikim të Vuçiqit në institucionet e Kosovës nuk ka pasur

Sipas deputetit të LVV-së, Alban Bajrami ka ardhur koha që Kryeministri i Republikës së Kosovës t’i ketë kushtet e barabarta në tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se tani si asnjëherë më parë, nuk ka pasur asnjëherë më pak ndikim të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Bajrami ka thënë se serbët të cilët kishin shërbyer në institucionet e Kosovës para se ti bojkotojnë këto të fundit, kishin shërbyer sikur vegël e Vuçiq.

“Asnjëherë më pak ndikim të Vuçiqit në institucionet e Kosovës nuk ka pasur…i bie që ata individët që i kanë lënë institucionet e Kosovës kanë qenë totalisht në kontroll të Vuçiq dhe i bie që nuk paska qenë integrim. Paska qenë diçka fiktive për të cilën ata kanë qenë duke pritur që të vien si vegël e Vuçiq për të shantazhuar Kosovën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që Kryeministri i Republikës së Kosovës t’i ketë kushtet e barabarta në tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ka ardhur koha që Kryeministri i Kosovës, t’a lëmë emrin e Kryeministrit të Kosovës, Kryeministri i Kosovës duhet t’a ketë tavolinën dhe kushtet e barabarata në raport me përfaqësuesin e shtetit serb sepse në vazhdimësi kërcënime të tilla kemi pasur”, ka deklaruar deputeti Alban Bajrami.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se vendimi i Kurtit për targat paraqet një mundësi më të lehtë të inkuadrimit të serbëve në shoqëri.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Duke nisur nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika