Sulmohet fizikisht një kameraman shqiptar në Veri të Mitrovicës

Një shqiptar është sulmuar në pjesën veriore të Mitrovicës, të enjten e 17 nëntorit

Emblema e Policisë së Kosovës





Të enjten e 17 nëntorit, një shqiptar është sulmuar nga serbët në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti për Portali Dukagjini ka thënë se kanë pranuar informacione lidhur me rastin.

“E kemi pranuar si informacion. Është sulm fizik”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, portali Kossev.info, ka raportuar se në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur një incident në të cilin janë lënduar dy persona të nacionalitetit shqiptar, njëri prej të cilëve gazetar.

Sipas dëshmisë së dëshmitarëve okularë, qytetarët kanë ndihmuar njërin prej të plagosurve deri në mbërritjen e ambulancës.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika