Vala e re e sulmeve ruse, lë 10 milionë ukrainas pa energji

Sulmet ruse ndaj Ukrainës po intensifikohen dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka treguar se 10 milionë persona janë pa energji elektrike dhe pa ngrohje si pasojë e goditjes së fundit nga Rusia

Ilustrim





Presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar se 10 milionë ukrainas janë pa energji pas valës së re të sulmeve me raketa nga Rusia.

Në sulme afro shtatë njerëz janë vrarë.

“Ne po bëjmë gjithçka për të normalizuar furnizimin”, ka thënë Zelensky në një fjalim të enjten në mbrëmje.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë gjashtë raketa lundrimi dhe pesë dronë, ka theksuar ndër të tjera Zelensky.

Vlen të theksohet, se të enjten Rusia e ka goditur Ukrainën me një breshëri raketash, duke goditur kështu më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile, shkruan BBC.

Ndërsa zyrtarët kanë njoftuar se një fabrikë prodhimi gazi në lindje dhe një fabrikë raketash në Dnipro ishin objektivat e fundit të sulmeve ruse.

Gjersa ka theksuar se ndërprerjet e energjisë më së shumti po i vuan Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.

Zelensky ka akuzuar Rusinë për shkatërrim të furnizimeve të njerëzve me energji dhe ngrohje.

Rusia ka goditur të enjten e 17 nëntorit objektet energjetike të Ukrainës dhe një fabrikë të madhe raketash në një valë të re sulmesh raketore që zyrtarët ukrainas e denoncuan si terrorizëm.

Në javët e fundit, Rusia është përpjekur të synojë infrastrukturën kryesore të energjisë ukrainase, pas një sërë pengesash në fushën e betejës.

Raketat ruse godasin objektet energjetike të Ukrainës

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika