Kusari-Lila: Zgjidhja për targat është çështje orësh

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gjetja e një zgjidhjeje për targat është vetëm “çështje orësh”

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. FOTO:EO





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e targave është çështje orësh.

Kusari-Lila në diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”, e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e kanë marrë me shumë seriozitet zgjidhjen e çështjes së targave.

“Sa i përket marrëveshjes për targat unë jam e informuar që janë duke e marrë shumë seriozisht, dhe ka pasur shkëmbime mes Bislimit dhe ndërmjetësit të BE-së. Po besoj që është çështje orësh, të mos them ditësh, se kanë mbetur pak me daljen e një zgjidhjeje”, ka thënë Kusari, raporton EO.

Ndryshe, edhe më herët, Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media në Estoni i pyetur nga gazetarët për çështjen e targave ka thënë se mbetet të shihet në të ardhmen se sa të suksesshme do të jenë negociatat e reja me Serbinë.

“Zëvendëskryeministri im i parë është në bisedime të rregullta dhe intensive me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale, pra është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që po refuzojnë këto targa. Jemi duke bërë çmos për ta mbajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se qasja e Beogradit për dialog është dekonstruktive, pasi edhe vetë Beogradi sipas tij ka urdhëruar dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Jemi duke bërë çmos për të mbajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive. Në ditët e ardhshme do të shohim se sa të suksesshme do të jenë negociatat e reja”.

Kurti për targat: Do të shohim se sa të suksesshme do të jenë negociatat e reja





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika