Të hënën pezullohet procesi mësimor në 16 shkolla në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi ka zhvilluar mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territori. Në këtë mbledhje u vendos që të pezullohet procesi mësimor të hënën e 21 nëntorit

Foto e realizuar gjatë vërshimeve në Shqipëri. Foto: KJP





Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se pas reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.

“Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Tutje thuhet se për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, kanë vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme.

Shkollat në të cilat do rë pezullohet mësimi të hënën e 21 nëntorit janë:

1-Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,

2-Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,

3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,

4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,

5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,

6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,

7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,

8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,

9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,

10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,

11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,

12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,

13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,

14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,

15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,

16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.

“Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika