SHBA-të kërkojnë nga Qeveria shtyrjen e vendimit për gjobat për 48 orë

SHBA-të përmes ambasadorit të tyre në Kosovë kanë kërkuar nga Qeveria që të shtyjë afatin prej 48 orësh të vendimit për gjobat për targat e paligjshme 'KM'

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier






Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e vendimit për gjobat për 48 orë.

Në një deklaratë të ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier thuhet se SHBA-të ”janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë”.

”Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i zhgënjyer për mos arritjen e një marrëveshje për çështjen e targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg ka thënë se koha është për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Ai ka thënë se të dy palët duhet të shmangin përshkallëzimin e situatës.





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika