Gjashtë të vdekur nga sulmi në një supermarket në SHBA

Oficerët u thirrën në vendngjarje pasi personi i armatosur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, hapi zjarr ndaj kolegëve në Walmart. Më vonë ai e ktheu armën drejt vetes dhe vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Si pasojë e sulmit, 6 persona humbën jetën





Një punonjës në supermarketin “Walmart” në shtetin amerikan të Virxhinias ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur katër të tjerë, thotë policia.

Oficerët u thirrën në vendngjarje pasi personi i armatosur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, hapi zjarr ndaj kolegëve në degën në Chesapeake. Më vonë ai e ktheu armën drejt vetes dhe vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.

Ndonëse ende nuk dihet motivi, policia nuk është në kërkim të askujt tjetër në lidhje me sulmin, përcjell BBC.

Thirrja e parë e urgjencës u bë në orën 22:12 me orën lokale të së martës dhe oficerët arritën në supermarket brenda dy minutash. Ata hynë në ndërtesë pak më vonë dhe vendi i ngjarjes u deklarua i sigurt një orë më vonë pasi ishte pastruar dhe të gjitha viktimat ishin gjetur.

“Përpunimi i skenës së krimit ka të ngjarë të zgjasë disa ditë”, tha shefi i policisë Mark Solesky në një konferencë shtypi të mërkurën, duke shtuar se hetimi po kryhej me ndihmën e FBI-së.

Ai nuk e identifikoi sulmuesin, duke thënë se familja e tyre ende nuk ishte informuar.

Të shtënat vijnë vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë.

Dhe në fillim të këtij muaji, tre lojtarë të futbollit amerikan u qëlluan dhe u vranë në Universitetin e Virxhinias.





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika