BBC: BE zbut tensionet për targat e makinave të Kosovës

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për zbutjen e tensioneve për targat e makinave, që sipas BBC-së, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për arritjen e një marrëveshje për targat serbe të makinave, marrëveshje kjo e cila u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian

Ilustrim (BBC)





Media ndërkombëtare e njohur BBC, ka shkruar se Bashkimi Evropian ka zbutur tensionet për targat e makinave të Kosovës, duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për të arritur një marrëveshje për targat serbe të makinave.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka shkruar në Tëitter duke thënë se “Kemi një marrëveshje”, dhe se të dyja palët do të përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet.

BBC shkruan tutje se Kosova kishte kërcënuar se do të fillonte t’i gjobisë shoferët nga e enjtja nëse ata vazhdojnë të përdorin targat e lëshuara nga Beogradi.

Borrell ka thënë se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova nuk do të kërkojë që automjetet me targa serbe të riregjistrohen.

Njashtu të hënën Borrell ka shprehur zemërimin e tij kur Kosova ka refuzuar të pranojë marrëveshjen e propozuar nga BE-ja.

Por, siç raporton korrespondenti i BBC-së për Ballkanin, Guy Delauney, Kosova iu është kthyer negociatave nën presionin e aleatit të saj kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Autoritetet e Kosovës duan që minoriteti etnik serb të dorëzojë targat e tyre të lëshuara nga Serbia. Qeveria në Prishtinë ka argumentuar se targat që datojnë para luftës së territorit të vitit 1999 për pavarësi nga Serbia nuk mund të jenë më të vlefshme”, shkruan BBC.

Pse po ndizen sërish telashet?

Gratë serbe të Kosovës demonstruan kundër qeverisë së Prishtinës të mërkurën.
BBC

50 mijë serbë në veri të Kosovës pranojnë vetëm institucionet lokale serbe dhe ka pasur demonstrata kundër politikës së targave të Prishtinës, shkruan BBC-ja.

Para kompromisit të së mërkurës, Serbia ka këmbëngulur që automjetet që kalonin kufirin e saj nga Kosova të mbajnë prodhimet nga Serbia në targat e tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar të hënën në Bruksel bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më pas, serbët e Kosovës u mblodhën sërish të mërkurën kundër qeverisë së Kurtit, derisa, në Bruksel rifilluan bisedimet mes zyrtarit serb Petar Petkovic dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

 

 





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika