Vuçiq: Nuk jemi të interesuar për njohje reciproke me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Parlamenti Evropian nuk ka miratuar asnjë rezolutë që kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, por se bëhet fjalë vetëm për rekomandime. Sipas tij, po të realizohej kjo e fundit, më pas do të kërkohej njohja e Kosovës, gjë për të cilën ai thotë se Serbia nuk ka interesim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nëse do të vendosej që Serbia të vërë sanksione ndaj Rusisë, kërkesa e radhës do të ishte njohja e Kosovës.

Vuçiq është deklaruar në një konferencë për media pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

“Shumë më e vështirë se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë është se ata na kërkojnë të njohim njëri-tjetrin. Sikur Serbisë i intereson të njihet nga Prishtina”, ka thënë Vuçiq, gjersa theksoi, “edhe nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, gjëja tjetër që do të kërkonin është njohja e Kosovës dhe më pas diçka tjetër…”.

Vuçiq ka përsëritur në RTS, “ne nuk jemi të interesuar për njohje reciproke me Prishtinën”, transmeton Danas.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Parlamenti Evropian nuk ka miratuar asnjë rezolutë që kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, por se bëhet fjalë vetëm për rekomandime.

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, kurse Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika