Tre nga nxënësit e therur me thikë vazhdojnë të trajtohen në QKUK

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur në Viti. Miku i të lënduarve ka treguar për televizionin se ata janë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo nuk dihet shkaku i kësaj përleshje ndërmjet nxënësve të gjimnazit në këtë komunë

Foto ilustrim

Sa e kanë kryer mësimin, nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti menjëherë në rrugën e parë e gjetën sherrin.

Aty ndodhi një përleshje ku të lënduar mbetën katër persona të gjinisë mashkullore.

Gjatë konfrontimit ishte përdorur edhe arma e ftohtë.

Arsyeja e përleshjes që ndodhi mbrëmjen e së premtes nuk dihet.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit dhe se njësitet policore janë duke e hetuar rastin”.

Tre nga të lënduarit kanë përfunduar në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë për t’i trajtuar lëndimet që u shkaktoi thika.

Mjeku kujdestar nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të tyre, por për këtë çështje foli një mik i të lënduarve.

“Gjendja momentale e shokëve qysh na kanë lajmëru prindërit e tyre është e mirë edhe jashtë rrezikut për jetë, por janë tu u mbajt këtu për rehabilitim për kushte më të mira që i kanë këta”, ka thënë Hyseni.

Shkaqet e përleshjes nuk po i di as shoqëria e të përfshirëve në këtë rast.

“Rasti nuk dihet ende se edhe shokët këtu që I kemi nuk po mundem me kallxu për cka a din shkaqet e për atë arsye mbetët me u pa”, ka shtuar ai.

Sipas informatave të televizionit, njëri nga të përfshirët është duke u trajtuar në shtëpi.

Të përfshirët në përleshje janë nxënës të klasës së 11 dhe 12.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika