Arifi: Sot në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se sot në Preshevë, për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Kombëtar, valon flamuri më i bukur në botë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi





Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Plot krenari e nder, festojmë për ty Shqipëri” teksa ka theksuar se sot në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë ceremoni nuk munguan as dy kryetarët e Kuvendeve, Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se kurora e Pavarësisë së Shqipërisë është e mbushur me gurë të çmuar.

“Me gëzim e krenari të ligjshme, Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton sot për të kremtuar 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë shesh në këtë qytet, për herë të parë kumboi himni i pavarësimin të shtetit të ri shqiptar, të një populli që hynte në epokën e mëvetësisë dhe sovranitetit si kurorëzim i përpjekjeve, aspiratave dhe sakrificave të panumërta shekullore”.

Ai ka theksuar se historia kombëtare është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka.

“Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt që me përgjegjësi historike në ditët e rrezikut të madh jetuësuan vullnetin shekullor të popullit me shumë guxim e largpamësi”.

“Ishte trimëria e djelmësirsë kosovare dhe asaj mbarë shqiptare që i dolën për zot vatanit dhe i demostruan mbarë botës shenjtërinë e lirisë, gjuhës atdheut dhe identiteti kombëtar”, shtoi ai.

Sipas Begajt, Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme, bashkudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin e saj euroatlantik.

Po ashtu edhe ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, mëngjesin e 28 nëntorit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari.

 





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika