Osmani: Rrugëtimin në familjen evropiane do ta bëjmë bashkë siç e bëmë atë historike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Flamurit, ka thënë se akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te ish-presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – “një ëndërr dhe një ideal kishim”.

“E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110-vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshëm projektin e shteteve tona të pavarura. Siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane”, shkroi ajo.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Festës së Flamurit, ka thënë se 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit shqiptar.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka theksuar se në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuan historinë, përkujtuan sakrificën dhe nderuan lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan.

“Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet”, ka shkruar Kurti.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika