Sunak bisedon me Ramën, vlerëson kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Mbretërin e Bashkuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka biseduar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ku diskutuan planet për të rritur bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta

Kryeministri britanik Rishi Sunak me homologun e tij shqiptar Edi Rama

Kryeministri britanik Rishi Sunak ra dakord me homologun e tij shqiptar Edi Rama për nevojën për të rritur bashkëpunimin për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Sunak vlerësoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, por të dy liderët ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin ilegal dhe për të luftuar së bashku krimin e organizuar.

“Të dy liderët ranë dakord se duhej bërë më shumë për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe për të trajtuar së bashku krimin e organizuar,” thuhet në njoftimin e Qeverisë britanike pas një telefonate midis Sunak dhe Ramës.

Sipas njoftimit ata diskutuan planet për të rritur bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika