Çitaku: Kryeministër, Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë, kryeprokuror e as drejtor të Policisë

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, duhet të japë dorëheqje.

Për këtë, nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar të parit të Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministër, Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë, Kryepokurore as Drejtor të Policisë”, ka thënë ajo, duke e pyetur se “ku e ndal zinxhirin e përgjegjësisë?”.

Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së 35-vjeçares dhe foshnjës së saj të palindur.

Ndër kërkesat, ai ka përmendur edhe ndarjen urgjente të buxhetit për zbatim të Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjykate.

Kurti: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje




Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika