​Shënohet 110-vjetori i krijimit Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë këtë të diel festojnë 109-vjetorin e krijimit. Ato u krijuan në 4 dhjetor të vitit 1912 pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptarë në Vlorë

Foto ilustrim





Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FA), u krijuan më 4 dhjetor të vitit 1912, pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë Shqiptarë në Vlorë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti Sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar).

Tashmë Forcat e Armatosura kanë një mision edhe më të madh, me tipar global. Të qenit pjesë e NATO-s i ka dhënë FA-së mundësinë për të shtrirë misionin e tyre në disa vende të botës, si Afganistan.

Mbahet koncerti i bandave ushtarake “Së bashku për paqen”

Në kuadër të aktiviteteve për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në Tiranë më 3 dhjetor është organizuar koncerti “Së bashku për paqen”, me pjesëmarrjen e bandave frymore të ushtrive nga disa vende, raporton AA.

Pamje nga koncerti, foto AA

Koncerti i cili u ndoq nga zyrtarë, ushtarakë dhe qytetarë të shumtë është organizuar me qëllim bamirësie, pasi të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe bandat e ushtrisë së Kosovës dhe nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia kanë performuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ndërkaq, bandat muzikore që ishin pjesë e koncertit në Tiranë, në ditët e fundit kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme festive në disa qytete të Shqipërisë, në kuadër të aktiviteteve për 110-vjetorit të Ushtrisë së Shqipërisë.

Eventi u organizua nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika