Hoxha: Në vitin e ardhshëm mund të shihet “luftë më frontale” me sistemin gjyqësor

Analsiti politik, Dibran Hoxha ka thënë se kryeministri Kurti është duke e përgatitur terrenin për zgjedhjet e ardhshme “sepse me mos përmbushjen e disa premtimeve në disa sfera të ndryshme po mundohet të nxisë një diskurs që bazohet në dy pengesa”

Analisti politik, Dibran Hoxha





Analisti politik, Dibran Hoxha, i ftuar në emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kryeministri Kurti është duke e përgatitur terrenin për zgjedhjet e ardhshme “sepse me mos përmbushjen e disa premtimeve në disa sfera të ndryshme po mundohet të nxisë një diskurs që bazohet në dy pengesa”.

“Pengesa e parë është për menaxhimin e dialogut dhe se si dialogun nuk po mund ta heqim dhe ishte pengesë. Pengesa e dytë si e tille që buron nga brenda e që është sistemi gjyqësor”, ka thënë Hoxha.

“Nese i shihni statuset dhe deklarimet e ministres së Drejtësisë janë gjatë gjithë kohës atakuese duke shigjetuar sistemin prokurorial dhe gjyqësor dhe që duhet, por besoj që deri në fund të mandatit do të koncentrohen forcat e Qeverise me ato dy reforma në sistemin e drejtësisë”.

Hoxha ka përfunduar duke thënë se në vitin e ardhshëm mund të shihet “luftë më frontale me sistemin gjyqësor”.





Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika