Sopjani: Sot kemi më pak sovranitet në Veri, kemi një kthim në vitet 2011-2012

Gjersa ka theksuar se nuk kemi të bëjmë vetëm me banda kriminale apo pjesëtar të krimit të organizuar në Veri të Mitrovicës, ish-inspektor i përgjithshëm në AKI, Shkelzen Sopjani ka thënë se zhvillimet e së martës në Veri të vendit nuk ishin befasueshme por të pritshme





Ish-inspektor i përgjithshëm në AKI, Shkelzen Sopjani ka thënë se ditëve të sotme duket se Kosova ka më pak sovranitet në Veri të Mitrovicës dhe se një gjë e tillë, i kujton vitet 2011-2012.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Sopjani ka thënë se zhvillimet e së martës në Veri të vendit nuk ishin befasueshme por të pritshme, duke pasur parasysh fazat e dialogut Kosovë-Serbi dhe asaj çfarë u prezantua në Beograd dhe Prishtinë.

“Ka qenë e pritshme duke marrur parasysh edhe fazën në të cilën po hyn dialogu Kosovë-Serbi dhe çka u prezantua sot”, ka thënë Sopjani.

Krahas kësaj, ai ka thënë se nga ana e Kosovës, janë bërë edhe disa gabime taktike.

“Veprimet të cilat janë duke u bërë në Veri janë në shërbim të vet Serbisë për formalizim apo pinalizim të marrëveshjes dhe dialogut me Kosovën. A kemi bo problem taktike në këtë aspekt, po, kemi bërë disa gabime taktike, jo mirë të planifikuara dhe aspak strategjike sepse kemi vepruar pa ditë ku po përfundojmë… Sot nuk është se kemi sovranitet në Veri, kemi më pak se sa kem pas, e kemi një  rikthim të viteve 2011-2012, pak a shumë aty jem. Është KFOR-i dhe EULEX-i, EULEX-I kryesisht shihet në Veri, nuk është se sheh policë të Kosovës”, ka deklaruar Sopjani.

Ndërkaq, ai rithekson se nuk kemi të bëjmë vetëm me banda kriminale apo pjesëtar të krimit të organizuar, por me pjesë të strukturave të organizuara serbe dhe ruse.

Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.

Mjeti shpërthyes nuk është larguar akoma nga Zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor në Veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani i cili po raporton drejtpërsëdrejti nga vendi i ngjarjes.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se askush prej njësiteve nuk ka hyrë brenda objektit dhe të njëjtit kanë qëndruar vetëm jashtë.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika