Urata Gashi dhuron një përformancë fantastike në RTV Dukagjini

Nën shoqërimin e kitarës, ishte Urata Gashi ajo që shfaqi talentin e saj në këndim këtë të martë në emisionin “Super TrenD” në Radio Dukagjini

Urata Gashi





Emisioni “Super TrenD” çdo javë sjellë në studion e Radio Dukagjinit artistë të rinj me shumë talent e të përkushtuar për muzikë.

Kësaj radhe e ftuar në emisionin “Super TrenD” me Drilonën dhe Mirdonin ishte artistja me një zë shumë të veçantë, Urata Gashi.

Gashi pati një interpretim fantastik live në studion e Radio Dukagjinit, e shoqëruar nga kitara.

Ajo ka deklaruar se muzika është përqëndrimi i vetëm i saj, dhe se jeton nga ajo. Mirëpo shton se pa përkrahjen e familjes kjo nuk do të ishte e mundur.

Gashi si një artiste e re deklaron se mundësia më e mirë që artistët e rinj të kenë përfitime janë ahengjet dhe dasmat, për të cilat deklaron se edhe ajo është e angazhuar.

Urata pos ahengjeve e dasmave është shumë aktive me pjesëmarrje edhe në festivale të ndryshme.

Risi nga Urata do të kemi pjesëmarrjen e saj në një koncert që pritet të mbahet nga artisti i mirënjohur Sinan Vllasaliu, ku Gashi do të jetë e pranishme si back vokaliste.

Gashi po ashtu do te marrë pjesë në festivalin Nota Fest në Maqedoninë e Veriut me 22 dhjetor, me një këngë rock baladë e cila do të jetë duet.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika