MPJD deklarohet për rastin e Artan Zymberajt

MPJD e Kosovës në lidhje me rastin e Artan Zymberajt ka konfirmuar për mediat se nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë u është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin ndonjë informatë që mund ta konfirmojnë rastin

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.





Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës është deklaruar në lidhje me raportimin nga mediat norvegjeze se shqiptari nga Peja, Artan Zymberi, me nënshtetësi norvegjeze, ka vdekur në Burgun e “Sremska Mitrovicës” në Serbi.

MPJD ka konfirmuar për mediat se nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë u është komunikuar se nuk kanë arritur të marrin ndonjë informatë që mund ta konfirmojnë rastin.

Po ashtu, thuhet se mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e Artan Zymberaj.

Artan Zymberaj

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë, me të cilën, e konfirmojnë rastin”, thuhet në njoftim.

Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika