Rizvanolli kërkon zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji, opozita me kritika

Opozita e ka pritur me kritika propozimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë, duke thënë "se kjo nuk ndihmon në menaxhimin e krizës energjetike, por vetëm e përkeqëson"

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e 8 dhjetorit, në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji edhe për 30 ditë.

“Qeveria për herë të parë, shpalljen e masave emergjente e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar, qeveria ka marrë vendim për zgjatje edhe dy herë nga 30 ditë. Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e sërishme të masave. Duke marrë parasysh krizën energjetike në Evropë, Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka thënë se do të sjellet një amandament i ligjit për t’i shtyer masat edhe për më shumë ditë.

Miratimin e këtyre masave e ka rekomanduar edhe Komisioni për ekonomi.

Ndërkaq, opozita e ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim të krizës energjetike.

Ndërkaq, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se gjendja emergjente shpallet për situatë dhe kohë të caktuar, duke pyetur ministren Rizvanolli sa kanë ndikuar këto masa në rritjen e kapaciteteve të Kosovës për furnizim me energji elektrike.

“As nuk është përmirësuar prodhimi, bile ka pasur përkeqësim. Qeveria duhet të japë llogari para Kuvendit se cilat janë produktet e këtyre masave emergjente”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se nga Qeveria nuk është marrë me asnjë hap tjetër, përveç atij për shpalljen e gjendjes emergjente.

“Unë pajtohem që nuk ka ndryshim të gjendjes në tregun energjetik, por nuk ka ndryshim as të menaxhimit”, ka thënë Shala.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se qeveria është duke eksperimentuar me masat emergjente.

“Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti, nga mosdija për udhëheqje, është eksperimentuar në baza emergjente. E nderuar qeveri, lidhur me këtë temë keni mospërputhje të njohjes së konceptit emergjent sepse është e 6-ta herë që e shpallni këtë gjendje. Tregojuni qytetarëve se nuk bashkëpunoni me opozitën”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa, më 8 nëntor, 65 deputetë kanë votuar pro vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike për 30 ditë.





Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika