ShBA dënon incidentet në veri të vendit

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për situatën në veri ka thënë se "Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”

Departamenti i Shtetit





Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për shërbimin serb ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit kanë pasuar incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të enjtën e tetë dhjetorit një polic është plagosur në një sulme me armë.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Ai ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”

Situata aktuale në veri të Kosovës ka vënë në dyshim mbajtjen e zgjedhjeve në veri më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre.

Zgjedhjet në veri jajnë shpallur pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika