Dy të arrestuar në Pejë për lëndim të rëndë të një personi

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se vendndodhja e personave tё dyshuar ёshtё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar. Krahas kësaj, ata janë dërguar në mbajtje pёr 48-orё

Emblema e Policisë së Kosovës

Një viktimë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje nga persona të dyshuar, në Pejë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 08.12.2022, rreth orёs 22:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Novosellё-Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje personat e dyshuar e kanё sulmuar fizikisht viktimën duke i shaktuar lëndime tё renda trupore, viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjёs. Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika