Lista Serbe kundër Policisë së Kosovës dhe arrestimeve të kriminelëve serbë në veri të Kosovës

Goran Rakiq, u ka kërkuar qytetarëve serbë që që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë

Policia e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u ka kërkuar qytetarëve serbë që që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë.

Por ai ka kërkuar që që të parandalohet çdo ndërhyrje  policisë së Kosovës në veri të Kosovës, dhe që të lirohen të gjithë qytetarët serbë që janë arrestuar.

“…ne dëshirojmë që bashkëqytetarët tanë të arrestuar të lirohen, sepse të gjithë e dinë se këto janë akuza të montuara, por gjithashtu kërkojmë që të parandalohet çdo ndërhyrje e policisë së Kosovës apo e njësive të tjera në veri të Kosovës. U bëj thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, ka thënë Rakiq.

Ai ka shtuar se “Në emër të Listës Serbe dhe emrit tim personal i ftoj të gjithë qytetarët në paqe dhe vetëpërmbajtje. Të mos biem pas provokimeve”.

Rakiq theksoi ka nevojë për paqe dhe dialog të vazhdueshëm.

“Ne të gjithë kemi nevojë për paqe dhe dialog të vazhdueshëm për t’u dhënë hapësirë ​​negociatorëve që do të arrinin zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme”, ka shtuar Rakiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika