Borrell: BE nuk i toleron sulmet ndaj EULEX-it, barrikadat duhet të hiqen menjëherë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi njësiti i EULEX-it është sulmuar me shok-bomba në veri në afërsi të barrikadave në Rudarë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell





Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja, nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

Po ashtu, Borrell ka thënë se serbët duhet t’i heqin menjëherë barrikadat e vendosura në Rudarë në hyrje të Sveçanit.

“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it  ose përdorimi i akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hvneier ka thënë se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare.

Ai gjithashtu ka dënuar sulmin që i është bërë patrullës së EULEX-it me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Rudarës, ku janë vendosur barrikadat në veri të vendit.

Kujtojmë se, vendosja barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika