Shtyhet vizita e zyrtarit amerikan në Kosovë, shkak infektimi me COVID-19

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ndonëse ishte planifikuar që këtë të hënë ta vizitonte Kosovën, vizita është anuluar për shkak të infektimit të tij me virusin Corona





Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ishte planifikuar që të hënën e 12 dhjetorit të niste një vizitë zyrtare në Kosovë, së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Mirëpo, Chollet nuk ka udhëtuar drejt Kosovës, duke bërë kështu që vizita e tij të anulohet.

Sipas burimeve të Telegrafit, institucionet e Kosovës janë njoftuar sot në mëngjes se arsyeja e shtyrjes së vizitës së Derek Chollet për fillimin e vitit 2023 në shtetet e rajonit ka ndodhur për shkak se ai është infektuar me Covid-19.

Ndryshe Telegrafi ka provuar të marrë edhe një konfirmim nga Qeveria, Presidenca dhe Ambasada Amerikane.

Gabriel Escobar ndërkaq pritet që sot pasdite të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika