Borrelli kërkon të hiqen barrikadat në veri: BE-ja e gatshme ta forcojë EULEX-in

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se janë të gatshme për depërshkallëzimin e situatës, teksa shprehet optimist se kjo do të ndodhë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell

Të hënën e 12 dhjetorit, Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, pas takimit me përfaqësuesit  27 vendeve anëtare të BE-së, më të cilët, kishte biseduar për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Borrell ka treguar detaje nga takimi, duke njoftuar se ai u ka bërë kërkesë shteteve anëtare që EULEX-in ta përforcojnë me trupa shtesë nëse është e nevojshme, dhe kjo, sipas tij, ka hasur në mirëkuptim nga ta.

“Që nga gushti, jemi në një rreth vicioz të konfrontimeve, provokimeve dhe reagimeve, që kanë përshkallëzuar në ditët e fundit, dhe kanë provokuar incidente serioze të sigurisë, përfshirë edhe një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj Policisë së Kosovës”.

“Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk është diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk pranojmë këtë nga partnerët tanë që po aspirojnë një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të mbarojë e barrikadat duhet të largohen”.

“Qetësia duhet të kthehet. Këshilli qartë u ka bërë thirrje të dyja palëve për qetësi dhe frenim nga veprimet e dhunshme e provokative. I kam kërkuar shteteve anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë më tepër njësite në misionin tonë të EULEX-it. E shumë nga to janë pajtuar e kanë shprehur gatishmëri për të rritur kapacitetet nëse është e nevojshme”, ka thënë Borrell.

Shefi i Diplomacisë Evropiane ka përfunduar duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se janë të gatshme për depërshkallëzimin e situatës, teksa shprehet optimist se kjo do të ndodhë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika