Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00, ku në rend dite do të jenë 28 pika

Ilustrim, mbledhja e Qeverisë së Kosovës





Qeveria e Kosovës të martën e 13 dhjetorit pritet të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:00.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 10:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në rend dite do të jenë 28 pika, ku në mesin e tyre pritet të shqyrtohet edhe kërkesa për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7 për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i nismës për negocimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet BE-së dhe Kosovës, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit “Drejtësia”.

Ndër të tjera, do të jetë edhe shqyrtimi i draftit të Planit Kombëtar të Veprimit 2023-2025 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika