Dënohen me nga 21 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen e rëndë në qendër të Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë dënim me 21 vjet burgim, Agron Vllasaliut dhe Arlind Ahmetit për vrasjen e tashmë të ndjerit, N.S në vitin 2017 në Prishtinë





Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve, Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti, duke i dënuar me nga 21 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje ndaj të ndjerit N.S, në vitin 2017 në Prishtinë.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Vllasaliu dhe Ahmeti, dënohen me nga 20 vjet burgim për vrasje në bashkëkryerje, ndërsa për veprën penale, “Armëmbajtje pa leje” iu është shqiptuar dënimi me nga 1 vjet burgim e gjashtë muaj.

Ndërsa, konform nenit 80, të akuzuarve gjykata u ka shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 21 vjet burgim.

Pala e dëmtuar në këtë rast udhëzohet në kontest civil.

Të pandehurit obligohen secili veç e veç të paguajnë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe po ashtu 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave.

Po ashtu të pandehurit obligohen secili veç e veç të paguajnë ne emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe po ashtu 50 euro per fondin për kompensimin e viktimave.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 korrik 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Agron Vllasaliu akuzohet se më 24 nëntor 2017, para kafenesë “Francisko” që gjendet në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, në bazë të marrëveshjes paraprake me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin N.S dhe kanë rrezikuar jetën e tani të dëmtuarve, Behar Sahiti, Lumbardh Kukaj, Freskim Farizi, R. K. dhe Mërgim Kqiku.

Prokuroria pretendon se pas fjalosjes së të pandehurit Arlind Ahmeti, me vëllezërit N. e Behar Sahiti, derisa Vllasaliu ishte në veturë, e ka hapur dritaren e automjetit dhe ka shtënë dy herë me revole, duke e goditë tani të ndjerin N.S dhe të dëmtuarit e tjerë në aktakuzë, me ç‘rast, nga plagët e marra, i ndjeri ka ndërruar jetë në QKUK.

Për këtë, ai akuzohej se në bashkëkryerje me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, në kohë, vend dhe mënyrë si në dizpozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Vllasaliu, pa autorizim ka poseduar armën me të cilën është kryer kjo vrasje, revolen e tipit “TT” e kalibrit 7.62.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika