Vdekja e të burgosurit në burgun e Pasjakut, Policia vazhdon hetimet

Të martën e 13 dhjetorit, rreth orës 12:40, një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është gjetur pa shenja jete

Ilustrim





Një i burgosur është gjetur i vdekur në burgun e Pasjakut, në dhomën e tij, të martën e 13 dhjetorit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 “Nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës,  në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Përmes një postimi në Facebook, edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se rasti ka ndodhur të martën e 13 dhjetorit, rreth orës 12:40.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij”.

Krahas kësaj, bëhej e ditur se SHKK ka filluar t’ bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjersa pritet që autopsia të verifikojë shkakun e vdekjes.

Një tjetër vdekje është duke u hetuar edhe në komunën e Podujevës.

Një person është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij, të mërkurën e 13 dhjetorit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, vijon raporti.





Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika