Përfundon mbledhja e grupit ndërministror për vrasjen e Hamide Magashit

Të hënën është mbledhur për herë të dytë grupi ndërministror në lidhje me vrasjen e Hamide Magashit

Ministria e Drejtësisë në Kosovë

Ka përfunduar mbledhja e dytë e grupit ndërministror në lidhje me rastin e Hamide Magashit, e cila u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili pastaj pas disa ditësh, e kishte vrarë edhe veten.

Pas mbledhjes, ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se për detaje, mediat do të njoftohen me kohë.

Gexha ka thënë se janë diskutuar të gjitha raportet inspektuese, dhe se janë në pritje edhe të raporteve të tjera, duke thënë se më këtë po merren edhe organet e hetuesisë.

Ndërkaq, takimi është mbajtur me dyer të mbyllura pa praninë e mediave, derisa aty besohet të jetë shqyruar raporti i Inspektoratit Shëndetësor e i Qendrave për punë sociale.

Për shkak të mostrajtimit të duhur të rastit të 35-vjeçares nga Lipjani para se të vritej, Inspektorati policor i Kosovës ka suspenduar nga puna 4 zyrtarë policorë të stacionit në Lipjan.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve, dyshime, me të cilat, është duke u marrë Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sokol Haliti, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, bëri vetëvrasje pas disa ditësh në arrati.

Hamide Magashi kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi e kishte raportuar të dyshuarin në Polici për dhunë në familje.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika