ShBA-ja planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të bëjnë ndihmë urgjente për Ukrainën, ku përfshihen rreth 45 miliardë dollarë

Presidenti amerikan, Joe Biden. Fotografi ilustruese.

Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projektligj, ku në paketën e shpenzimeve prej 1.7 trilionë dollarësh, përfshihen rreth 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.

Nëse projektligji miratohet, kjo do të ishte ndihma më e madhe amerikane për ukrainasit. Votimi pritet të bëhet para mesnatës së 23 dhjetorit, sipas kohës lokale, raporton REL.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i kishte kërkuar Kongresit në nëntor, që të sigurojë më shumë se 37 miliardë dollarë ndihmë urgjente për këtë shtet.

Dhjetori është koha kur Kongresi amerikan ndan buxhetin për vitin pasues, dhe nëse kërkesa për ndihmë aprovohet, ajo do të jetë pjesë e paketës për mbështetjen e Qeverisë ukrainase deri në shtatorin e vitit 2023.

Në fillim të nëntorit, SHBA-ja tha se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh.

Pothuajse dyfishi i kësaj shume, 725 milionë dollarë, ishte ndihma që iu dha Ukrainës nga SHBA-ja në fillim të tetorit.

Në po këtë muaj, NATO njoftoi se do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin.

Në Ukrainë luftimet e ashpra po vazhdojnë në Donjeck, teksa forcat ruse vazhduan sulmet e tyre në lindje.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të qëndrojë në Uashington të mërkurën për t’u takuar me presidentin Joe Biden.

Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, qëkur nisi pushtimi rus në shkurt.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka kaluar ditën e 300-të.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika