Shoku i Astrit Deharit: Nëse Lëvizja nuk ia zbardh rastin, ai për së vdekuri do ta rrënojë atë

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Atdhe Arifi, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e zbardh rastin e Astrit Deharit, atëherë ajo do të rrënohet

Atdhe Arifi dhe Astrit Dehari

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, i cili bashkë me Astrit Deharin dhe të tjerët ishte akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, para gjykatës ka folur për gjykimin ndaj tij dhe për shokun e tij, Astrit Dehari.

Në fjalën e mbrojtjes para trupit gjykues, të cilën e ka siguruar Portali Dukagjini, Arifi ka thënë se shkaqet juridike që i përmban aktakuza nuk qëndrojnë.

Arrestimin e tij dhe të shokëve të tij, Arifi e ka quajtur skandaloz dhe se sipas tij është bërë “vetëm pse e kanë kundërshtuar ose e kundërshtojnë servilitetin, nepotizmin e korrupsionin”.

Sipas Arifit, ata po akuzohen vetëm për shkak se kishin qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Derisa prokuroria nuk ka arritur të individualizojë veprimin e secilit nga ne, kjo nënkupton se ne jemi duke u gjykuar nën të vetmin kusht dhe cilësi – sepse jemi ose kemi qenë dikur aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prandaj nuk kemi individualizim të veprimit por kemi identifikim kolektiv. Kjo, sepse në rend të parë preja e gjahut nuk jemi vetëm ne, por është një organizatë e tërë politike”, ka thënë Arifi.

Tutje, Arifi ka folur edhe për rastin e Astrit Deharit, për të cilin tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e zbardh atë, ajo do të rrëzohet apo rrënohet, njësoj sikurse u ngrit.

“Populli shqiptar, në veçanti ai i Kosovës, Astritin e njeh si njeriun i cili për së vdekuri e rriti dhe ia fitoi zgjedhjet VETËVENDOSJES!, por mos harroni për aq sa e njoh unë si Atdhe politikën, nëse Lëvizja e tij, aktivist i së cilës ishte deri sa u mbyt dhunshëm, nuk ia zbardh rastin, ai për së vdekuri do ta rrëzojë apo ta rrënojë këtë Lëvizje, ashtu siç e ngriti”, ka thënë ai.

“Më falni për emocionet, por nuk jam prej atyre që i vajtoj shokët vetëm para zgjedhjeve ose kur ta kenë përvjetorin. Unë nuk jam aq i pasur, as nuk kam me qindra hektarë tokë, por deri në vdekje më dhimbset çdo m2 e territorit të shtetit e kombit tim. Prandaj Kosova e shqiptaria nuk do ta harrojë kurrë Astrit Deharin”, vijon fjala e tij.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzon për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë katër muaj, pasi të njëjtit, bashkë me tani të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika